Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka përjashtuar mundësinë e diskutimit të temave tjera në takimin e Uashingtonit, pos asaj që është thënë se do të jetë e vetmja – ekonomisë.
Vuçiq u shpreh kështu të mërkurën, pasi priti në Beograd anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodikun.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Vuçiqit, është paralajmëruar për 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
“Në Shtëpinë e Bardhë, me sa di, do të ketë biseda për çështje ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës. Por, nuk përjashtoj as temat tjera. Mirëpo temën e Bosnjës nuk ma ka përmendur askush”, ka thënë ai, kur është pyetur nëse në Uashington do të flitet edhe për Bosnjën, përkatësisht problemin e Republika Sërpskas.
-
BE-ja thotë se është e informuar për agjendën e takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë
-
Gjuriq: Në Washington edhe tema të vështira politike
-
Daçiq: Në Washington do të ketë presion për Serbinë, ultimatumi nuk zgjidh probleme
-
Hoti dhe Vuçiqi takohen sot në Shtëpinë e Bardhë
-
Pas Washingtonit, dialogu vazhdon të hënën në Bruksel