Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi ka “tremë” për takimin me Scholzin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka tremë para takimit të së mërkurës me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

I pyetur nga gazetarët të martën për takimin me Scholzin, Vuçiq ka thënë se nuk pret bisedë të lehtë.

“Nëse asgjë tjetër, do të paraqitem në mënyrë shumë të përgjegjshme. Sigurisht që s’pres një bisedë të lehtë”, ka thënë ai nga Greqia, raporton “RTV”.

Scholzi ka ftuar Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilët pritet të mbajë takime të ndara. Sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, në bisedime do të jetë i pranishëm edhe emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me të cilin Kurti e Vuçiqi pritet të kenë edhe një takim të përbashkët.

Kurti e Vuçiqi s’janë takuar në kuadër të dialogut në nivel të lartë që nga vera e vitit të shkuar.

Artikuj të ngjashëm