Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të përballet me presione të vështira, raporton “Tanjug”.
Vuçiq është pyetur nga një gazetar në lidhje me kërkesën e deputetëve të “Alternativës për Gjermaninë në Bundestag të Gjermanisë, që kërkojnë që Gjermania ta tërheqë njohjen e Kosovës”.
Vuçiqi ka thënë se nuk është reale kjo, pasi që Gjermaninë e udhëheq Qeveria e Olaf Scholzit.
Vuçiqi, si zakonisht, ka paralajmëruar “presione të vështira për Serbinë”.
“Por, ne sigurisht do të përballemi me presione të vështira. Ka pasur shumë të pavërteta e gënjeshtra ditëve të fundit, pasi shumë ishin të zemëruar dhe po shpresonin që unë do të firmosi diçka dhe të mund të thonin se Serbia ka humbur. Por, ata kurrë nuk kanë qenë të shqetësuar për Serbinë, por për kolltukët e tyre dhe arkat e plota të cilat nuk i meritojnë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët nga Doha.
Edhe
Vuçiqi paralajmëron “luftë” kundër njohjeve të Kosovës
Vuçiqi ka thënë se situata sot është më ndryshe e se “27 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës” në kohën e tij.
Vuçiq është pyetur edhe për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “Vuçiqi flet vetëm për Asociacionin”.
"Kurti ka të drejtë, unë kam pengesë në të folur, i përmbahem ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Nuk ka logoped, edhe pse ai nuk ka asnjë lidhje me të, ose dikush që mund të ndikojë në trurin tim, i cili mund të ndryshojë diçka të ngjashme në të ardhmen”, tha Vuçiq
Presidenti i Serbisë ka folur edhe në lidhje me akuzat nga Rusia se Serbia ka dërguar armë në Ukrainë.
Edhe
Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës
“Nuk kemi shitur asnjë armë, mjet apo municion as Rusisë e as Ukrainës. Ne kemi edhe autorizimin ‘përdoruesi i fundit’ dhe vetëm eksportojmë tek ata”, tha Vuçiq.
Duke iu përgjigjur akuzave se bëhet eksporti nëpërmjet Turqisë, ai tha se marrëveshjet janë që nuk mund të dërgohet municioni në vende tjera pa pëlqimin e Serbisë.