Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ngecja aktuale e dialogut mund të tejkalohet vetëm kur Kosova ta heqë taksën për mallrat e Serbisë dhe pushon, siç tha, provokimet si ai i ndërrimit të statutit të Trepçës, transmeton Koha.net.
Sipas tij, ndërrimi i statutit të Trepçës, është rrëmbim i pasurisë serbe.
Siç ka njoftuar gazeta “novosti”, pas takimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd Denis Kiff, Vuçiq ka thënë se “Serbia gjithmonë do të përcaktohet për paqe e stabilitet në rajon”.
Ai në fund vendimet e marra nga Kosova i ka quajtur “të dëmshme e të njëanshme”.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq: Dialogu me Kosovën vetëm pas heqjes së taksës
-
Sipas Vuçiqit, edhe SHBA si Serbia, nuk ka dialog pa heqjen e plotë të taksës
-
Vuçiq: Serbia nuk do të bisedojë për statusin e Kosovës pa hequr taksën
-
Sipas Vuçiqit, dialogu me Prishtinën mund të vazhdojë në dhjetor
-
Vuçiq: Vetëm hiqni dorë nga taksa dhe vazhdojmë çfarëdo negociata që doni