Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me tre senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Rickets, për situatën në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit të Presidencës së Serbisë, Vuçiqi u është ankuar senatorëve amerikanë për arrestimin e Milun Milenkoviq – Llunes sot në veri. Vuçiq e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po dëshiron “të provokojë luftë në zemër të Evropës”.
“Presidenti Vuçiq u tha senatorëve amerikanë qartë dhe pa mëdyshje se arrestimi i sotëm i Mliun Milenkoviqit është provokim dhe krim i Albin Kurtit, me të cilin po tenton të provokojë luftë në zemër të Evropës. Gjithashtu presidenti Vuçiq tha se Serbia po bën gjithçka që mundet për ta ruajtur paqen, porse populli serb në Kosovë e M. është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vjetët e fundit”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.
Senatorët amerikanë i kanë thënë Vuçiqit se kërkojnë përmbajtje nga Serbia dhe thirrje për paqe, pasi kjo është në interes të gjithë Ballkanit Perëndimor.
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë
-
Vuçiq për aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Ia doli të na shqetësojë
-
Vuçiqin e shqetëson armatosja e Kosovës
-
Kurti thotë se për të vazhduar dialogu, Serbia së pari duhet ta dorëzojë Radoiçiqin