Në një intervistë për televizionin “Pink”, të hënën, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur gjerë e gjatë rreth çështjes së Kosovës, temë kjo e nxitur nga vizita e zyrtarit amerikan, Hoyt Brian Yee, raporton KTV.
Vuçiq ka thënë se biseda me amerikanin nuk ishte aspak e lehtë, ngase qëllimi i tij është të mbrojë interesat e shtetit të vet, ndryshe më të fuqishmit në botë ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht. Vuçiq ka thënë se amerikani, Brian Yee, ka kërkuar që Lista Serbe të shkëputet nga Beogradi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani e shihni përse kishte aq shumë histeri e sulme, ndaj Listës Serbe, në këtë ishte përfshirë perëndimi e politikanët shqiptarë, të cilët duan që ajo të dobësohet që të ketë përkrahje ultimative ndaj përkrahjes së Qeverisë”, ka deklaruar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë ka thënë se nuk do të heqë dorë nga Kosova, por ka shtuar se Beogradi duhet të gjejë një zgjidhje për marrëdhëniet me shqiptarët.
Ai në këtë intervistë ka thënë se ishte fakt që vizita e Hoyt Yee ngjalli reagime.
Vuçiq ka thënë sërish se Serbia duhet të provojë të gjejë një marrëveshje historike me shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijëve.