Beograd, 1 qershor – Dëshiroj dialog shoqëror që do të zgjasë, për Kushtetutën dhe për Kosovën, përkatësisht ndaj rajonit,të shoh çfarë është politika jonë dhe ku e shohim Serbinë pas 20 vjetësh. Kështu tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se “nëse i shtroni qëllimet me strategji, atëherë më lehtë e gjeni rrugën”, e citojnë atë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.
Vuçiq u tha gazetarëve në Pançevë (qytet në Serbi) se është i gatshëm të nisë një lloj të tillë dialogu me politikanë, me sektorin civil, bashkësitë fetare, të shoh se cilat janë qëllimet e Serbisë dhe ku e ka vendin në të ardhmen.
Duke folur për Kosovën, Vuçiq tha se qëndrimi i Serbisë duhet të harmonizohet me problemet jetësore, që të mbrojë popullin serb në Kosovë e Metohi, siç e quan ai Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.
mos harroni se nuk jemi vetëm ne ata që vendosin, prandaj duhet ta vendosim në rrafshin racional, ka thënë Vuçiq.
E kam ndërmend që këtë dialog ta hapi me guxim pavarësisht swe do të shfaqen gjenitë të cilët do të ma tundin parullën “Tradhtar”, dhe të fshehin shikimin nga djali dhe vajza ime, është shprehur Vuçiq, transmeton Koha.net.
-
Vuçiqi ndërron diskursin: Ta ruajmë paqen, ky është qëllimi i Serbisë
-
Vuçiq do dialog me Kosovën, por jo zgjidhje të komanduar
-
Sipas Vuçiqit, edhe Serbia duhet të pyetet për Kosovën
-
Vuçiqi sheh alternativë të bisedimeve me Kosovën vetëm luftën “të cilën nuk do ta përballonim”
-
Vuçiqi: S’mund të flasim me Kosovën nëse ajo pret vetëm njohjen dhe kërkimfalje për diçka