Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën dhe duhet të vazhdojë të ndjekë një politikë të tillë.
Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të luftojë sa të jetë e mundur që të përparojë politikisht e ekonomikisht.
Në emisionin “Hit Tvit”, Vuçiq po ashtu ka thënë se nuk ka pasur asnjë reagim nga BE-ja sa i përket deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për bashkimin Kosovë – Shqipëri.
“I kam thënë z. Pahor se asnjë instancë në nivel të BE-së nuk ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Albin Kurtit. Kjo vetëm përshkruan pozitën e Serbisë, kjo tregon se nuk ka rëndësi se kush është në pushtet. Imagjinoni sikur të thosha unë se duhet bashkuar Serbia me Republika Srpskan. Do të reagonin menjëherë. Do të thonin se jemi një barrë e së shkuarës. Për këtë jam i sigurt se nuk duhet të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe se duhet të luftojmë sa më shumë, të ruajmë paqen dhe të lëmë vendin tonë të ecë përpara”, ka thënë Vuçiq.