Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Referendumi për Kosovën, njëri nga opsionet

Kryetari i Aleksandar Vuçiq k thënë sot se një nga opsionet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është edhe referendumi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë kështu duke u përgjigjur në konstatimin se “po krijohet përshtypja se dikush diçka po fsheh rreth Kosovës”:

“Çfarë të fshihet? Pse a s’e dinë ata se me ç’marrëzi u sollëm në vitin 2008 kur ata shpallën pavarësinë? Ç’kemi për të fshehur? Po luftojmë për Serbinë. Kur të kemi diçka, do të dalim para popullit e njëra nga mënyrat është edhe referendumi, nëse doni ta ndryshoni Kushtetutën”, citon FoNet të ketë thënë ai.

Artikuj të ngjashëm