Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të enjten që nuk është i rëndësishëm afati kohor i shpalosjes së planit për Kosovën, të cilit ai i është referuar si “Ahtisaari plus, plus, plus”, por se është i sigurt që aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar.
“Ju vazhdimisht po shtroni pyetje të cilat nuk janë esenciale, duket sikur po nguteni. Nuk është i rëndësishëm afati kohor. Mund të ndodhë për tre muaj, tri vjet, por një gjë e tillë do të ndodhë dhe aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar”, iu ka thënë Vuçiqi gazetarëve, me rastin e hapjes së një hoteli në Beograd.
Duke folur rreth vizitës në SHBA, ai ka thënë se do të luftojë për interesat e Serbisë, duke shtuar se Kosova do të jetë tema dominante, ndonëse pret të flasë edhe për bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, raporton FoNet, transmeton Koha.net.
Sipas tij, Kosova do të jetë temë dominante dhe jo e lehtë, pasi që Serbia dhe SHBA-ja kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje.
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojnë si sekrete
-
Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit