Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu ka përgjigjur presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili dje kishte thënë se këmbimi i territoreve ndërmjet dy vendeve është zgjidhje më e mirë për përparim drejt BE- së e NATO –s.
Lidhur me këtë Vuçiq në rts ka thënë se së pari duhet zgjidhur “disa çështje më të thjeshta”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Nuk është e paditur se ç’rëndësi ka zgjidhja me kompromis e çështjes së Kosovës. por për çfarë po flasim kur i kemi taksat. Këtë masë anticivilizuese. Po i vënë flamujt nëpër rafte që qytetarët të mos e blenë prodhimin serb. Për ta 'smoki' ka përkatësi kombëtare. Kjo që nuk ndodh në asnjë vend në botë, ndodh në territorin që e kontrollon Prishtina. Për këtë arsye kur ka lajme të mira si ai i tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Palau, është lajm i mirë”, citon rts të ketë thënë Vuçiq
Ai ka shtuar të mos jetë optimist se do të arrihet te zgjidhja finale për Kosovën, porse, ka përsëritur, është i gatshëm për vendime të vështira dhe për këto vendime ai ka kërkuar duhet kompromise.
Vuçiq sot në Beograd takohet me kryetarin e Republikës së Palaut.
Ky vend, sipas medieve serbe, është shteti i 13 që e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Lidhur me këtë Vuçiq ka thënë se është vështirë të konstatohet numri i saktë i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sepse, ka shtuar ai, ekzistojnë manipulime të ndryshme, transmeton Koha.net
"Ne po e bëjmë punën tonë. I frikohem euforisë te ne dhe asaj që mendojmë se i kemi zgjidhur të gjitha problemet. Po përpiqemi të krijojmë një pozitë më të mirë starti për Serbinë se sa që e ka pasur. Punën po e kryejmë me përgjegjësi. I lus qytetarët të mos mendojnë se situata lidhur me Kosovën është më e lehtë. Duhet t’i keni para sysh edhe interesat e shqiptarëve e edhe të fuqive të mëdha që janë relativisht kundërthënëse", ka thënë në transmetuesin publik serb Vuçiqi.