Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Nuk do të ishte keq që Thaçi të harrojë “kotësinë” e tij

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi të martën, me rastin e shkrimit të disa mediave se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hequr dorë nga insistimet për formimin e ushtrisë, se nuk mund të pohojë asgjë në bazë të shkrimeve të gazetave, por tha kjo do të relaksonte dukshëm marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Kjo do të relaksonte dukshëm marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe do të ulte tensionet. Do të ishte mirë që të jetë e saktë, por nuk mund të pohoj në bazë të mediave të Prishtinës”, ka thënë Vuçiq, shkruan KP, duke shtuar se nuk do të ishte keq që Thaçi “një ditë të harrojë kotësinë e tij”.