Beograd, 31 tetor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka demantuar sot shkrimet në media sipas të cilave ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, dhe këshilltari i presidentit amerikan, John Bolton janë marrë vesh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Koha.net.
“Unë kam marrë mesazh nga Lavrovi, është absolutisht e pasaktë. Ata për herë të parë kanë biseduar për Kosovën, por s’ka kurrfarë marrëveshje, Serbia duhet të merret vesh”, është shprehur Vuçiq.
Vuçiq citohet të ketë thënë se Beogradi e Prishtina janë larg zgjidhjes me kompromis, transmeton Koha.net.
I pyetur se gjoja me rastin e festimit të Ditës së Paqes në Luftën e Parë Botërore do të ndodhë zgjidhja për Kosovën, Vuçiq është përgjigjur se kjo “është iluzore të pritet”, meqë një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë.
Ai po ashtu ka thënë se atje do të bisedojë me zyrtarë europianë dhe se “po deshën ata” do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
-
Vuçiq: Për marrëveshjen Kosovë – Serbi duhet edhe pajtimi i Rusisë
-
Vuçiq: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën
-
Vuçiq: I gatshëm për kompromis, s’do të ketë njohje të Kosovës
-
Vuçiqi beson në “zgjidhje kompromisi” me Kosovën
-
Lavrov në Beograd: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë