Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për Kosovën dhe sipas tij situata në të është e vështirë, ndërsa ka shtuar se arritja e marrëveshjes me Kosovën është e zorshme dhe me mijëra vite drite larg, transmeton Koha.net.
“Disa kanë dashur që të mos respektohet Marrëveshja e Brukselit, pastaj i vendosën taksat, pastaj dëgjuam se të gjithë liderët e Kosovës janë kundër kufizimit dhe ata kështu duan të thonë se politika e tyre është që vetëm e gjithë Kosova mund të jetë e pavarur”, citon rts të ketë thënë Vuçiqi.
Ai ka shtuar se është krenar me popullin serb në Kosovë.
“E kam lutur këtë popull që të mos shkojë në Ushtrinë e Kosovës sepse qëllimi është dëbimi i serbëve nga Kosova”, ka thënë Vuçiq
Sipas interpretimit të medieve serbe Vuçiqi ka theksuar se pas ngjarjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit në Prishtinë, Tiranë dhe në botë, por edhe në Beograd, kanë treguar se sa të drejtë ka pasur kur ka thënë se për marrëveshje me Kosovën jemi larg mijëra vite drite.
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: Situata për njerëzit tanë në Kosovë është shumë e komplikuar
-
Vuçiq: Një marrëveshje politike me Kosovën është ende larg
-
Vuçiqi dëshiron “paqe të qëndrueshme me shqiptarët”
-
Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi më vështirë se në ferr, thotë Vuçiqi