Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Lista Serbe është vetë përgjegjëse të flasë se kënd do ta përkrah për formimin e institucioneve në Kosovë.
Ai ka thënë se serbët do të diskutojnë me ata që kanë vullnet për formimin e qeverisë, dhe me ata që kanë shumicën, transmeton RTK raportimin e medieve të Beogradit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në Leskovc, ai është pyetur nëse Lista Serbe do ta përkrah “koalicionin e luftës”.
“Pyetini ata”, u përgjigj Vuçiq.
Ai tutje ka theksuar se serbët e partive tjera duhet ta përkrahin Listën Serbe edhe në zgjedhjet lokale.
Edhe
Lista Serbe i ofron Vuçiqit mbështetje për të vazhduar “luftën” për formimin e Asociacionit
Në këtë vizitë në Leskovc Vuçiq ka premtuar ndihmë për komunat me shumicë shqiptare në Bujanoc, Preshevë e Bujanoc.
“Nëse përfaqësuesit e qyteteve vijnë dhe më shohin në zyrën time, ata do të kenë mbështetje të vazhduar”, theksoi Aleksandar Vuçiq.
-
Vuçiqi ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës, sërish mbështet Listën Serbe
-
Vuçiq: Largimi i Listës Serbe nga institucionet, me pasoja katastrofike për serbët e Kosovës
-
Vuçiq: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare të Kosovës
-
Vuçiqi i shqetësuar me mos-certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në veri