Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Kurti e Gjukanoviq po e shfrytëzojnë rastin, po bëjnë thashetheme kundër Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin serb “TV Prva”, ka thënë se e ka pritur me shqetësim deklaratën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, se lufta në Ukrainë do të zgjasë.

Ai thotë se Bideni nuk jep deklarata pa i menduar mirë.

Vuçiq ka folur për situatën në Kosovë dhe ka thënë se po tentohet të destabilizohet situata, siç ishte rasti edhe me moslejimin që të hapen qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet e prillit të Serbisë.

“Gjithçka më shqetëson. Më e rëndësishme për ne është të kujdesemi për veten. Unë e njoh Bidenin si një njeri shumë të kujdesshëm që përgatit çdo gjë. Në bisedën tonë të parë e kuptova se ai ka një ekip që e përgatit jashtëzakonisht, dhe nëse thotë diçka, atëherë nuk e thotë rastësisht”, ka thënë Vuçiq.

Rreth zgjedhjeve të Serbisë, ai ka thënë se po ka tentim që atij t’ia mohojnë afro 50 mijë vota nga serbët e Kosovës.

Edhe Vuçiqi ankohet se Kurti e Gjukanoviqi po bëjnë thashetheme kundër Serbisë LAJMET E MBRËMJES Vuçiqi ankohet se Kurti e Gjukanoviqi po bëjnë thashetheme kundër Serbisë

“Ka tentativa nga njerëz të papërgjegjshëm që të bëjnë diçka. Kështu është rasti edhe me zgjedhjet në Kosovë e M. Unë i marrë më shumë se 90 për qind të votave atje. Kanë llogaritur se nuk do të heqë dorë nga 50 mijë vota, dhe se do të më shtyjnë të futem në këtë, e pastaj ta shohim se kë do ta dëbojmë nga Kosova e M”, tha Vuçiq. “Ato 50 mijë vota, nëse ky është dallimi që më duhet për të fituar, atëherë edhe bën të mos jem në pushtet. A është më me rëndësi votimi apo të mbahen gjallë serbët në Kosovë e M? E di se si do të dukej, serbët do të mbroheshin. A është më e vlefshme një jetë në Kosovë apo 50 mijë vota?”

Vuçiq ka folur edhe për deklaratën e publikuar nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak e kishte falënderuar Bislimin për takimin në Bruksel të premten, ndërsa kishte thënë se diskutimet për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta.

“E vlerësoj çasjen konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, kishte shkruar Lajçak në Twitter.

Vuçiq tha se është paturpësi kjo.

“Po flasim për një deklaratë ku nuk jemi pajtuar për ndonjë gjë, as për Asociacion e as për votim”, tha Vuçiq.

Edhe Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë Rajon Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë

Ai ka shtuar se puna e vetme që po bëjnë në rajon është përgojimi i Serbisë.

“Shikoni çfarë po bëjnë Albin Kurti e Gjukanoviqi, po e shfrytëzojnë rastin, puna e vetme është të bëjnë thashetheme për Serbinë, të thonë se Vuçiqi është Putini i vogël që ta ngarkojnë gjithë Perëndimin mbi qafën e Serbisë. Serbia nuk flet kurrë për ata, po duan ta ndalojnë rritjen ekonomike të Serbisë. Si gazeta Guardian, asgjë nuk bën tjetër, vetëm gënjen”, tha Vuçiq.

Ai ka folur për shkrimet në “The Guardian” lidhur me Serbinë.

“Serbia e ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës, ka vepruar me seriozitet e përgjegjësi. Serbia nuk është shërbëtore e askujt, nuk i përmbush urdhrat e askujt as të Rusisë e as të Amerikës. Është vend i pavarur. Serbia ka përvoja nga vitet 1990-ta dhe tash pyes për gënjeshtrat e Guardianit – çfarë ndodhi kur e mundët Serbinë e pafajshme pa një vendim të Kombeve të Bashkuara. Mblodhët 19 banditë për ta sulmuar një vend dhe e keni të vështirë ta thoni këtë. Ata thonë, siç tha Fischer, ne e zgjidhëm ‘Ausshvicin e Kosovës’. Vetëm po ju pyes kur do të ndaloni me gënjeshtra. A mendoni se unë flas me ta duke u gjunjëzuar në ndonjë ambasadë dhe pres të më urdhërojnë. Unë jam president i Serbisë, nuk jam gjunjëzuar as në Washington e askund, e të gjunjëzohem para gënjeshtrave të Guardian”.

Vuçiq ka thënë se fjalori që po përdoret nga Rusia është i ngjashëm me atë të NATO-s që e përdori kundër Serbisë.

Edhe Vuçiq pas deklaratave të Kurtit: Serbia s’po përgatitet për luftë Arbëri Vuçiq pas deklaratave të Kurtit: Serbia s’po përgatitet për luftë

“Fjalori i plotë që NATO e përdori kundër Serbisë, e përdorin rusët. Sikur po luajnë me fjalorin e tyre, sikur morën shkrimet dhe folën në të njëjtën mënyrë”, tha Vuçiq.