Në ditën kur Kosova vazhdon kremtimet e 10 viteve të Pavarësisë së saj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se kompromisi me shqiptarët është me interes jetik për Serbinë dhe popullin serb.
“Por duhet të kemi parasysh që flitet për kompromis e jo zmbrapsje”, theksoi ai, duke nënvizuar se pozita e Serbisë është tejet e vështirë.
“Në arenën politike, ne po përballemi me vështirësitë e një beteje kundër fuqive të mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Por, kundër nesh lufton Prishtina, Uashingtoni dhe Londra”, citohet të ketë thënë kreu i shtetit serb.
Sipas Vuçiqit, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tyre po ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë mbi vendet që të mos e tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e po i kërkon njohjen e Kosovës atyre që ende nuk e kanë hedhur këtë hap.
Mediet kosovare thonë se, gjatë bisedës me studentë serbë nga Kosova, Vuçiq u shpreh i bindur se ata e kuptojnë që serbët duhet ta tentojnë medoemos arritjen e kompromisit me shqiptarët, e se kundërshtarët e kësaj lëvizjeje nuk e kuptojnë se kështu humbin të gjithë, “pasi ne – thuhet të jetë shprehur Vuçiq, – vështirë se do të jemi më në Kosovë”.
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: S’na detyrojnë ta njohim Kosovën, s’do të nënshkruaj kurrë marrëveshje
-
Vuçiq: Situata për njerëzit tanë në Kosovë është shumë e komplikuar
-
Vuçiq: S’do ta njohim Kosovën, por duhet të punojmë për raporte më të mira me shqiptarët
-
Vuçiq: Duam një kompromis, por nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës