Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq i përgjigjet Sarrazinit: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Nuk do të ketë Kosovë të pavarur ashtu siç planifikoni, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një kundërpërgjigje ndaj të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili deklaroi të shtunën se nuk do të pranojnë një “Republika Srpska” të dytë.

Nga Sofja e Bullgarisë, Vuçiqi ka ironizuar me deklaratën e Sarrazinit: “Kam menduar se për këtë vendosin serbët dhe shqiptarët. Por është mirë Manuel Sarrazini e tha publikisht, pasi gjermanët kishin vendosur tashmë për disa plane”.

Presidenti serb theksoi se ka respekt për Sarrazinin, por shpreson që ai ta kuptojë mesazhin e tij.

"Nuk do të ketë asnjë Kosovë të pavarur siç e planifikoni. Hajde, mirë tani, e kuptova mesazhin tënd dhe shpresoj se e kuptove mesazhin tim", deklaroi ai.