Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka adresuar thirrje presidentit të porsazgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj, për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.
Vuçiq po ashtu ka bërë thirrje edhe për avancimin e nismës së “Ballkanit të Hapur”.
Një ditë pasi që Begaj e siguroi mbështetjen e 78 ligjvënësve në Parlamentin e Shqipërisë për postin e presidentit, Vuçiqi ka shprehur bindjen, në mesazhin e tij të urimit, se Serbia dhe Shqipëria do të arrijnë që të zhvillojnë të gjitha potencialet e “Ballkanit të Hapur” për përmirësimin e standardeve në rajon.
Artikuj të ngjashëm
-
Begaj: Shqipëria në mbështetje të institucioneve demokratike të Kosovës
-
Nënshkruhen dy protokollet që mundësojnë tregun e lirë të punës për vendet e “Ballkanit të Hapur”
-
Vuçiqi thotë se pret presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën në muajt e ardhshëm
-
Rama takohet me Vuçiqin e Kovaçevskin në Veronë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”
-
Vuçiq: Me mikun tim biseduam për ‘Ballkanin e Hapur”