Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon se çfarëdo që të bëjë Kosova, e dëmton pozitën e vet ndërkombëtare, por, ka shtuar, nuk është se nuk për t’u nënçmuar.
Ai ka theksuar se sado që të ketë kufizime, Serbia do të gjejë mjaftueshëm mënyra për t’i ndihmuar serbët në Kosovë.
Kështu i ka komentuar ai paralajmërimet se Kosova do të mund ta ndalojë qarkullimin e automjeteve me targa të Serbisë.
"Nëpër të gjitha vështirësitë do të kalojmë bashkë dhe me sukses do t’i kalojmë”, ka thënë Vuçiq në Leskoc ku mori pjesë në hapjen e një fabrike.
Në konstatimin e një gazetareje të Kosovës, nga Graçanica, se do të donte që një fabrikë e tillë të ngrihej edhe në Graçanicë, Vuçiqi ka thënë:
"Vështirë është, për shkak të kushteve".
-
Vuçiq: Do të ketë presione për shkak të Kosovës
-
Vuçiq: Si të zgjidhen çështjet tjera me Kosovën kur s’po zgjidhet as taksa
-
Vuçiq: Serbia do të ketë probleme të shumta nëse s’ ka marrëveshje me Kosovën
-
Vuçiq: Pres shumë presione e kërcënime për Kosovën
-
Vuçiq: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targa mund të bëhet vetëm me dhunë