Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Siç është njoftuar nga Presidenca e Serbisë, gjatë bisedës, Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk ka shkelur asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel, e as Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuar dhe se me veprimet e saj nuk ka rrezikuar gjendjen në rajon.
“Shtatë ditë po zgjatë pushtimi i plotë i veriut të Kosovës e Metohisë, me vetura të blinduara, që po bëhet nga Prishtina, dhe të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare janë të heshtur. Mirëpo, papritmas të gjithë janë të shqetësuar kur shohin helikopterë e aeroplanë serbë në territorin qendror të Serbisë, pasi mendojnë se nuk duhet ekzistuar, apo se nuk duhet të ngrihen derisa mos të miratohet nga Kurti apo dikush tjetër nga komuniteti ndërkombëtar”, thuhet të ketë thënë Vuçiq gjatë bisedës telefonike.
Vuçiq ka thënë se respekton gjitha marrëveshjet, ndërsa ka pyetur se kur do të nisë formimi i Asociacionit dhe se kur do të tërhiqen veturat e blinduara nga veriu i Kosovës.
“Në fund, me falënderim ndaj sekretarit Stoltenberg për qasjen korrekte dhe dëshirën për të dëgjuar anën serbe, Vuçiq ka pyetur se cilën normë apo rregull ndërkombëtare e ka shkel Serbia. Ata janë pajtuar të mbesin në kontakt konstant për shkak të nevojës për ruajtje të paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet nga Presidenca e Serbisë.
-
Shefi i NATO-s flet me Kurtin e Vuçiqin, u bën thirrje të përmbahen nga veprimet e njëanshme
-
Stoltenbergu-Vuçiqit: NATO-ja e gatshme për intervenim nëse rrezikohet stabiliteti
-
Vuçiq: Nëse rrezikohen serbët, do të presim 24 orë për intervenim të NATO-s
-
Rutte në bisedë telefonike me Vuçiqin: Është e rëndësishme të punojmë për stabilitetin në Ballkan
-
Vuçiq bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë