Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Betejë e madhe kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq në vjeshtë pret betejë të madhe kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO , por beson se Serbisë sërish do të fitojë.

Kur bëhet fjalë për përpjekjen e Prishtinës që të sigurojë anëtarësimin në Këshillin e Europës, ai është një proces i gjatë e shanset e Beogradit që ta kontestojë këtë, janë më të vogla se sa për UNESCO- n, pasi që për të duhen dy të tretat e votave, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa i përket UNESCO-s, do të ndërmarrim të gjitha që mundemi në përputhje me fuqitë dhe mundësitë tona. Mos e hiqni nga mendja se kundër nesh nuk do të jenë jo vetëm shqiptarët e Prishtinës, por edhe disa të fuqishëm të cilët e kanë sponsorizuar kërkesën për hyrje të Kosovës në UNESCO”, citon gazeta blic e Beogradit të ketë thënë Vuçiq.