Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar fotografi duke luajtur shah në Bruksel, ku po zhvillohen negociatat midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Krah fotografisë së publikuar në rrjetet sociale, Vuçiq ka thënë se po pret të përfundojnë bisedimet midis Prishtinës dhe Brukselit.
“Derisa presim të përfundojnë bisedimet midis Prishtinës dhe Brukselit”, ka shkruar Vuçiq.
Edhe pas katër orësh që kur kanë nisur bisedimet trepalëshe midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, ende nuk janë dhënë informata se çfarë po diskutohet në këtë takim.
Para takimit të përbashkët, Borrell ka zhvilluar takime veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin.
Edhe
Vuçiq: Takim i vështirë, s’ka dorëzim
Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, deklaroi se sipas deklarimeve të përfaqësuesve të Serbisë, gjasat janë të vogla që Kosova dhe Serbia të merren vesh të hënën për çështjet e ngritura në dialog.
