Kryetari i partisë Serbia e bashkuar Dragan Markoviq Palma e ka vlerësuar skandaloze deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott me të cilën në rend dite u kthye rasti “vëllezërit Bytyçi ", thonë medie të Beogradit.
Ai, transmeton Koha.net, ka theksuar se amerikanëve askush nuk ua ndalon që të pyeten kush i ka vrarë vëllezërit Bytyçi, por ka thënë se për sa e di vetë, hetimet për këtë vrasje kanë përfunduar.
“Aemrikanëve askush s’ua ndalon që të pyeten se kush i ka vrarë vëllezërit Bytyçi dhe për aq sa e di unë, hetimet për këtë vrasje kanë përfunduar dhe NATO i ka marrë në pyetje i funksionarët tanë të asaj kohe dhe ata kanë dhënë deklarata në Tribunalin e Hagës. Dhe ky rast nuk është ashtu si flasin amerikanë”, citon “blic’ i Beogradit të ketë thënë Markoviq.
Ai lidhur me këtë e ka pyetur ambasadorin Scott:
“E ç’është bërë me vëllezërit serbë, zoti Scott? Ç’është bërë me Gorazhdecin?
Edhe
“SHBA-ja nuk mund ta harrojë vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga Serbia”
Në Gorazhdec, në afërsi të Pejës, në vitin 2003 ishin vrarë dy serbë dhe aktorë që ende nuk janë zbuluar.
Palma, në frymën e politikanëve serbë, nuk përmendi krimet e Serbisë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
-
Matiq: Ka pasur mjaftueshëm dëshmi për t'i zgjidhur vrasjen e vëllezërve Bytyqi dhe rastin “Panda”
-
Ambasada amerikane i kërkon Serbisë të sjellë para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyqi
-
SHBA-ja ende po e kërkon drejtësinë për vëllezërit Bytyqi: Nuk e harrojmë këtë krim
-
SHBA-ja ia bën me dije Serbisë: Vrasjen e vëllezërve Bytyqi nuk do ta harrojmë