Banorët e fshatit Vranishtë të Komunës së Dragashit po kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali që kalon nëpër fshatin e tyre, raporton KTV.
Të vendosur që me protesta ta ndalojnë punën e kompanisë që po ndërton hidrocentralin, ata kanë thënë se as Qeveria e as Komuna e Dragashit nuk i ka pyetur për kompensimin e pronave të tyre, nëpër të cilat kalon hidrocentrali.
Mirëpo, pronarët e kompanisë kanë thënë se po punojnë me leje të institucioneve dhe se kompensimi i banorëve është bërë sipas marrëveshjes.
Edhe në MMPH kanë thënë se lejet për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve janë lëshuar në përputhshmëri të plotë me ligjet në fuqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët e Bërnicës së Epërme paguajnë për ujin, e ujë nuk kanë
-
Shabani: Dragashi po përballet me largim të banorëve
-
BE-ja kërkon ndërprerjen e rrënimit të vilave në Ujman
-
Ministria e Mjedisit paditet për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan
-
SHBA-ja hyn në sektorin energjetik të Serbisë përmes hidrocentralit “Gjerdap 3”