Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vranët në fundjavë

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot i vranët në vend, i shoqëruar edhe me intervale kohore me diellin.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme”, thuhet në njoftim.

Edhe kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të favorshme, siç bën të ditur IHMK-ja, sidomos për bujkun i cili ka filluar procesin e mbjelljes së kulturave vjeshtore dhe kjo fushat pritet të vazhdojë deri në fund të këtij muaji dhe dekadën e parë të nëntorit, varësisht nga kushtet klimatike.