Mot i vranët do të mbajë në Kosovë të mërkurën e 22 nëntorit, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik që ka thënë po ashtu se vranësirat parashihet të sjellin edhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius.
Maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Nga e enjtja do të nisë “përmirësimi” i motit, duke mos pasur lëvizje të mëdha të temperaturave, por do të shtohen intervalet me diell.