Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vranët e me mundësi shiu të mërkurën në Kosovë

Mot i vranët e me intervale të shkurta me diell, e me mundësi që të ketë reshje të dobëta shiu, do të mbajë sot gjatë ditës, e mërkurë, në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në vend temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 17 dhe 19 gradë celsius.

Vranësirat pritet të vazhdojnë edhe të enjten, ndërsa të premten pritet mot më i ngrohtë.