Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës, sipas IHMK-së, do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët, deri mesatar.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius”, ka thënë IHMK, raporton Koha.net.
Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales ndërsa raportohet se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Artikuj të ngjashëm