Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar mot të vranët e me reshje shiu në javën e fundit të stinës së verës, në periudhën 16-20 shtator.
Sipas parashikimit, të hënën do të ketë mot me diell e vranësira që vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Të martën temperaturat parashihet të sillen mes 5-8 gradë Celsius minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius.
Të mërkurën po ashtu parashihen reshje shiu me temperaturat që do të lëvizin nga 6 minimalja në 20 maksimalja.
Të enjten do të ketë më pak vranësira, por që parashihen edhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.
Të premten do të ketë mot me diell e vranësira. Temperatura maksimale do të mbërrijë në 23 gradë.
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore”, ka thënë IHMK-ja.