Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vranësira dhe intervale me diell të martën në Kosovë

Moti

Foto: Ilustrim

Të martën në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.