Në Maqedoni janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale ku, sipas vëzhguesve në terren, janë raportuar disa parregullsi.
Ekipi i KTV-së, që po qëndron në Maqedoni për t’i përcjellë këto zgjedhje, ka thënë se përpos një rrahjeje që ka ndodhur në një qendër votimi në komunën e Butelit, nuk raportohet për incidente tjera të mëdha, raporton Koha.net.
Ndërsa, asociacioni qytetar MOST, vëzhguesit e së cilës janë shpërndarë në mbi 50 për qind të vendvotimeve, kanë informuar se disa nga vendvotimet janë hapur me vonesë, është vonuar materiali zgjedhor dhe nuk është shpërndarë me kohë.
MOST ka evidentuar parregullsi në Strugë, Kumanovë, Kavadar dhe Likovë.
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri në orën 10:00 kanë votuar rreth 8,98 për qind e votuesve në mbarë Maqedoninë.
Edhe
Deri në orën 13 në Maqedoni votuan 24.3 për qind e votuesve
Konferenca e radhës e KSHZ-së pritet të mbahet në orën 15:00 ku do të dalin të dhënat tjera për përqindjen e votuesve.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka vlerësuar si të rregullt procesin zgjedhor në Maqedoni, duke thënë se nuk ka prishje serioze të rendit dhe qetësisë publike.
{gallery}
MPB sqaron se është shënuar një incident në komunën Butel, i cili nuk lidhet me zgjedhjet.
Në MPB ka denoncime edhe për shtatë raste për ryshfet.
Edhe
Qytetarët i tregojnë KTV-së se çfarë presin nga zgjedhjet lokalet në Maqedoni
Këtë e theksoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencën për shtyp në të cilën kumtoi se policia është e pranishme në terren.
Ai njoftoi se janë regjistruar ndërprerje të përkohshme ose vonesa të votimit në rreth 20 vendvotime për shkaqe teknike dhe votimi ka vazhduar.