Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon kërkon pezullimin e anëtarësimit të Serbisë në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon e ka quajtur skandal të rëndë nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim Serbi-Rusi, në kohën e agresionit ushtarak të Vladimir Putinit në Ukrainë.

Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se tash është koha që të ngrihen bisedimet për aderimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin në të ardhmen me agresorin, Rusinë. Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në BE, pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar von Cramon.

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, dhe homologu i tij rus, Sergej Lavrov, kanë nënshkruar të premten në New York, një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.