Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer që nuk është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të hënën në Bruksel.
Von Cramon i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të kthehen në tryezën e negociatave.
“Më vjen thellësisht keq që nuk kishte interesim të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës nën ndërmjetësimin e BE-së. Shumë gjëra janë në rrezik, përfshirë edhe integrimi i arritur tashmë në veri të Kosovës. Në kohë të luftërave, gjëja e fundit që duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm. Arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqësi të guximshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj i bëjë thirrje të dyve Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja të ndihmuar nga Miroslav Lajçaku”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
I deeply regret that today there was no genuine interest to reach an agreement between ?? &?? under ?? mediation.
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) November 21, 2022
Many things are at stake, including the already-achieved integration in #NorthKosovo.
In the war times, the last thing we need is an escalation in our inner-yard.
-
Von Cramon: Dialogu s’po ec sepse Serbia s’ka bërë asnjë lëvizje
-
Viola von Cramon në Kosovë shuan shpresat për integrim të shpejtë në BE
-
BE-ja shpreson që Kurti e Vuçiq të hyjnë në takim me guxim politik
-
Von Cramon: BE-ja ta përzë Vuçiqin – s’ka më para të Evropës
-
Daçiqi thotë se Von Cramoni po fyen Serbinë