Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të formojnë 10 grupe parlamentare, prej të cilëve 9 grupe do të kenë nga 5, kurse një grup parlamentar 6 deputetë, ka njoftuar Ilija Dimovski. Secili grup parlamentar do të ketë koordinator të vetin, njoftoi Dimovski në konferencën me gazetarët, shkruan Gazeta Lajm.
Megjithatë nuk bëhet fjalë për përçarje të vërtetë brenda kësaj partie, por për strategji për të fituar më shumë kohë për diskutime në Kuvend. Sipas rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare kanë të drejtë për diskutim në kohëzgjatje prej 15 minutave, kurse deputetët 3 minuta.
Koalicioni i udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së ka 51 deputet në Kuvend. Sipas rregullores së Kuvendit të Maqedonisë grupii parlamentar mund të formohet me 5 deputetë.
-
VMRO-DPMNE paralajmëron organizimin e grupit të vet parlamentar
-
Komisionet parlamentare do të dominohen nga Vetëvendosja
-
VMRO-DPMNE i jep fund bojkotit të Parlamentit të Maqedonisë
-
VMRO ka propozuar njëmijë amendamente për buxhetin e Maqedonisë
-
VMRO me 10 grupe parlamentare, Xhaferi e anuloi seancën e kuvendit