Ish- funksionari i në ish- RSFJ-në Azem Vllasi dhe këshilltar i Hashim Thaçit ka thënë për tv prva se nuk sheh se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë do të përfundojë brenda një periudhe të shkurtër.
Ai ka shtuar se është kundër mundësisë së ndarjes së Kosovës.
"Nga njëra anë kryetari serb gjithnjë përsërit se është e mundshme marrëveshja nëse arrihet te një kompromis. Përsërit tezën se nuk mundet dikush t’i fitojë të gjitha dhe nëse mendon se Serbia fiton diçka,a therë ç’borxh i ka Kosova Serbisë”, citohet të ketë thënë Vllasi, transmeton Koha.net.
Ai po ashtu ka tërhequr vërejtjen se kur bëhet fjalë për statusin Kosovës, nuk ka çfarë të flitet për të, sepse statusi është zgjidhur në vitin 2008.
"Kosova është shtet i pavarur dhe këtu askush nuk do të bisedojë me Serbinë që të kthehet në pozicionin zero”, thotë Vllasi.
"Realiteti është se në Kosovë nuk ka politikan me të cilin do të flitet për ndryshimin e statutit të Kosovës, përkatësisht për atë që Kosova nuk është shtet deh se a duhet pyetur Serbia se a është Kosova shtet apo jo", theksoi ai.
Edhe
Vllasi: Mund të ketë korrigjime kufijsh, por vetëm pas njohjes reciproke Kosovë - Serbi
Në pyetjen për ndarjen e Kosovës, Vllasi thotë se ndarja përjashtohet tërësisht për shumë arsye.
“Këtë nuk do ta lejojë bashkësia ndërkombëtare që e ka menaxhuar pavarësinë e Kosovës dhe as Brukseli që udhëheq procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ata nuk duan të dëgjojnë që të flitet për këtë çështje. E edhe po të bisedohej për këtë, nuk do t’i shpaguhej as Kosovës dhe as Serbisë sepse do të hyhej në punë vështirë dhe të pakrye", thotë Vllasi.
"Ç’do të thotë ndarje? Po filluam të flasim për kufijtë, do të dalë problem. Për cilat pjesë të Kosovës mendon Serbia pasi në të gjitha pjesët e Kosovës ka serbë", ka shtuar ai.