Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vllahiu: S’ka kontrabandë, por marrëveshje me deputetë

Arbër Vllahiu nga AAK-ja ka reaguar lidhur me përdorimin e termit “kontrabandë” deputetësh dhe votash.

Sipas Vllahiut, “kontrabanda” është term i gabuar sepse, siç vlerëson ai, në politikë rivalitet mund të ketë, por jo edhe armiqësi.

“Këta përfaqësojnë vullnetin e votuesve të tyre. Prandaj bisedohet me një deputet, pesë apo dhjetë. Nuk ka me pas kontrabandim por marrëveshje me deputetët e Kosovës. Mos ta mbushin opinionin e Kosovës me fjalë që nuk duhen. Ne mundemi me pas rivalitet politik, por jo armiqësi”, ka thënë Vllahiu në Rubikon të KTV-së.

Ai tutje ka folur mbi takimet e këtij koalicioni me të tjerët. Ka thënë se brenda ditës ka shumë kontakte me përfaqësues e liderë duke mos bërë të ditur emra.

Karshi kësaj ka reaguar anëtari i LDK-së, Driton Selmanaj.

Edhe Mushkolaj: Veprimet e deputetëve kundër vendimeve të partisë, kontrabandë e njerëzve Arbëri Mushkolaj: Veprimet e deputetëve kundër vendimeve të partisë, kontrabandë e njerëzve

Ai ritheksoi se asnjë takim zyrtar me PDK dhe atë koalicion nuk ka dhe nuk do të ketë përderisa PDK është brenda koalicionit.

“Nuk ka takime zyrtare me LDK-në dhe koalicionin LAA. Nuk e besoj që është relevante për opinionin për kontaktet tona personale por takime zyrtare nuk ka”, ka thënë Selmanaj. “Nuk ka asnjë takim zyrtar dhe nuk do të ketë asnjë”.