Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vjen reagimi i ministrit Beqaj për rastin “Pronto”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër klanit “Pronto”, në mesin e të cilëve është edhe Besim Beqaj, ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë Haradinaj.

Beqaj përmes një komunikate për medie, ka thënë se marrë parasysh zhvillimet politike në vend, këtë edhe e ka pritur, por se thotë se ka pritur të njoftohet zyrtarisht.

Ka thënë se me vetëdije të plotë dhe në harmoni të plotë me ligjet e Kosovës, i ka kryer detyrat e tij në zbatimin e politikave të Qeverisë së Kosovës.

Reagimi i plotë i Besim Beqajt:

Viti 2018 është viti i 15-të i punës sime si përgjegjës institucional i nivelit të lartë. Gjatë këtyre viteve, secilën pozitë e kam ushtruar me përgjegjësi profesionale dhe në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës dhe me standardet më të larta ndërkombëtare.

Sot nga mediat kam kuptuar se procesi hetimor lidhur me rastin e përgjimeve ka rezultuar me aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, gjë të cilën edhe e kam pritur, marrë parasysh zhvillimet politike në vend. Megjithatë, kam pritur që konform rregullave të njoftohem zyrtarisht nga organet përgjegjëse.

Edhe Lirohen të akuzuarit e rastit “Pronto” pasi nuk u provua se kryen vepër penale Arbëri Lirohen të akuzuarit e rastit “Pronto” pasi nuk u provua se kryen vepër penale

Unë, me vetëdije të plotë dhe në harmoni të plotë me ligjet e Kosovës i kam kryer detyrat e mia në zbatimin e politikave të Qeverisë së Kosovës. Punën e secilit zyrtar të lartë shtetëror e definojnë politikat qeveritare të paraqitura me program qeverisës dhe ligjet e zbatueshme në Kosovë. Ligjet e definojnë qartë përgjegjësinë institucionale për rastin në fjalë dhe kompetencat për vendimarrje institucionale. Konform këtyre ligjeve dhe politikave qeveritare unë jam plotësisht i bindur se në asnjë rrethanë nuk kam bërë shkelje ligjore dhe tejkalim të kompetencave institucionale e aq më pak keqpërdorim të tyre.

Unë, kam qenë dhe jam institucionalist dhe besoj se në Kosovë ka institucione të përgjegjshme dhe profesionale të cilat do e trajtojnë në hollësi rastin në fjalë. Unë jam i gatshëm, sikurse kam qenë deri më tani, të shpjegoj dhe të argumentoj secilin veprim timin politik dhe ligjor. Faktet e shkruara dhe dokumentet kanë gjithmonë më shumë vlerë se vlerësimet momentale dhe ato tendencioze.

Koha do të tregojë se të gjitha këto do të mbesin një histori e keqe për shtetndërtimin e Kosovës.