Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vjen kërkesa e parë për dorëheqjen e Visar Ymerit

Pas intervistës së parë publike të kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri bërë mbrëmë që nga përplasjet brenda këtij subjekti politik, tashmë kanë filluar ankesat ndaj deklaratave që i bëri kreu i VV-së, duke kërkuar dorëheqjen e Ymerit.

Anëtarja e kësaj organizate, Hatixhe- Latifi Pupovci përmes rrjetit social Facebook ka kërkuar haptazi që Ymeri të jap dorëheqje, transmeton RTK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Visar ke përgjegjësi për këtë që po ndodh në Lëvizje. Jep dorëheqje”, shkruan ajo.

Kjo deklaratë e saj vjen, pasi Visar Ymeri në intervistën e tij të fundit dukshëm u pozicionua kundër ish- liderit të VV-së, Albin Kurti.