UNICEF Innovations Lab Kosovo sjell edicionin e ri të punëtorisë PODIUM, i cili ofron mundësi për aftësim në menaxhimin e kampanjave, të cilat adresojnë Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm të përpiluara nga Kombet e Bashkuara globalisht, si dhe lobimin me vendimmarrësit për problemet e identifikuara.
Kjo punëtori ka karakter garues ku mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë e moshës 14 – 24 vjeç, nga e gjithë Kosova, duke formuar një ekip prej 4, 5 ose 6 anëtarësh. Dhjetë ekipet e përzgjedhura do të garojnë përgjatë një fundjave të tërë, në planifikimin e realizimit të ideve të tyre, nga të cilat pesë ekipet që do të përzgjedhen fituese, do të fitojnë deri në 1000 euro mbështetje financiare për implementimin e kampanjave të tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPODIUM: Avokim për ndryshim, është punëtori e cila mëson të rinjtë nga grupet e ndryshme (etnike, gjinore, etj.) në Kosovë, se si të avokojnë për nevojat dhe të drejtat e komunitetit të tyre. Ata trajnohen në ballafaqimin me çështje të ndryshme dhe si të fitojnë përkrahjen publike ndaj tyre – duke i ndihmuar kështu të rinjve të kuptojnë rolin e tyre për të qenë agjent të ndryshimeve shoqërore, dhe duke ndërtuar aftësitë e tyre për të avokuar dhe ndërtuar një jetë më të qëndrueshme në mjedisin ku jetojnë.
Edicioni i radhës i PODIUM-it do të jetë i fokusuar në promovimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë.
Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (SDGs) apo të njohura ndryshe si Qëllimet Globale, janë një thirrje universale për veprim, për t'i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e PODIUM, apo të mësoni më shumë rreth kësaj iniciative dhe Objektivave për Zhvillim të Qendrueshmërisë klikoni këtu www.kosovoinnovations.org/PODIUM
Kjo punëtori mbështetet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim, ING Bank, dhe implementohet nga OJQ PEN.