Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti përfaqësuesit e CEFTA-s, të kryesuar nga drejtori i CEFTA-s, Emir Gjikiq, me të cilët u bisedua për çështjet që ndërlidhen me Sekretariatin e CEFTA-s, me theks të veçantë për kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s ne vitin 2018.
Ministri Bajrami u zotua për mbështetje të stafit të MTI-së dhe Sekretariatit të CEFTA-s, në përgatitjen e takimeve sa më të suksesshme. Ndërsa, drejtori Gjikiq u zotuar se Sekretariati I CEFTA-s do të ndihmojë Kosovën që të ketë një kryesim sa më të mirë.
Po ashtu u tha se kryeministrat e vendeve të rajonit janë zotuar se vendet e tyre do të kontribuojnë për një bashkëpunim sa më të thellë tregtar në mes të gjitha vendeve te CEFTA-s.
Ndërsa, drejtori Gjikiq e informoi ministrin Hasani për përgatitjet që ka bërë Sekretariati i CEFTA-s se bashku me vendet anëtare për t’i përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga dokumenti Ii ashtuquajtur “Plani shumëvjeçar”. Për këtë gjë, ministri Hasani i ofroi mbështetje të plotë dhe siguroi drejtorin Gjikiq se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës do të jenë aktivisht të kyçura në proces dhe do të përmbushin me përpikëri çdo obligim që del nga Plani shumëvjeçar.
U diskutua rreth rritjes se kontributit vjetor financiar të secilit vend të CEFTA-s për shkak të shtimit të aktiviteteve të agjendës rajonale. Në parim, ministri Hasani ka shprehur gatishmërinë e tij për të përkrahur Sekretariatin dhe ofroi garanci për alokimin e mjeteve të cilat parashihen që të jenë kontribut shtesë.
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Njohësit: Përfshirja në Bordin e Paqes, rrit peshën ndërkombëtare të Kosovës
-
“Automjetet taktike të Mercedesit”, Maqedonci tregon për takimin me drejtorin e kompanisë gjermane
-
Takim trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje
-
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë