Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia paralajmëron ardhjen e kontingjentit të parë të vaksinave të blera

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se janë në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se i kanë siguruar vaksinat e i kanë bërë përgatitjet, duke shtuar se së shpejti do të vjen kontingjenti i parë i vaksinave Pifzer të kontraktuara nga Kosova.

“Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit. Kështu shpresoj dhe besoj që do ta kemi një vjeshtë e dimër më të sigurt dhe që më të dashurit tanë do të jenë më të mbrojtur. Ju lutem si çdo herë: ndiqni dhe informohuni në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën, kohën dhe kriteret e vaksinimit”, ka shkruar ai.

Procesi i imunizimit masiv pritet të nis nga nesër.