Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia më afro 2 mijë biznese dhe me shkallë të ulët të punësimit

Komuna e Vitisë, ndonëse me 1 mijë e 479 biznese, prapë e ka shkallën e ulët të punësimit. Komuna me 47 mijë banorë sipas të dhënave zyrtare, të cilat i ka siguruar KD-ja që nga viti 2000 deri më 2017 janë regjistruar 1 mijë e 695 biznese, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë shuar 216 sosh, që del se numri i bizneseve aktive të jetë 1 mijë e 479.

Për periudhën 17-vjeçare llogaritet të jenë punësuar 2 mijë e 383 persona, shifër, e cila mund të shënojë rënie, shkaku i shuarjes të një pjese të bizneseve, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i bizneseve prodhuese mbetet i vogël me 344 biznese të regjistruara në këtë kategori. Mirëpo, qeverisja lokale e Vitisë deklaron se është e përkushtuar për rritjen e numrit të bizneseve që do të krijojë vende të reja pune.

(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)