Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk i kanë harruar premtimet e qeverisë së Kosovës. Një pension qeveritar nuk zbut dhimbjen e tyre por sado pak lehtëson jetesën e tyre.
Sot Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës numëron edhe meshkuj të cilët janë në gjendje të kërkojnë nga komisioni ato çka u takojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fillimi ka qenë mjaftë sfidues... pothuajse 18 vite me radhë nuk është fol. Zhvillimet me këtë grup kanë filluar rreth vitit 2014 pas një fushatë të gjatë vetëdijësuese dhe krejt më vonë është dashur të amadementohen dhe 2 vjet rreth qeverisë së Kosovës i është dashur që t’i draftojë dokumentet”, ka thënë Rushiti Rushiti në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Ajo shpreson se tashmë çdo gjë të jetë funksionale dhe të procedohet tutje ky proces i tej zgjatur.
“Qeveria pavarësisht që ka ndarë buxhetin deri në 1 milion ende mungon një hapësirë se ku do vendosen komisioni me 9 anëtarë të saj dhe sekretariatin”, ka thënë ajo.
Vonesat procedurale Rushiti i krahason edhe me vendet në rajon e për çka përmend Sarajevën, ku kompensimet materiale kanë filluar pothuajse 20 vite pas luftës, konkretisht në vitin 2015.
Deri tash asnjë rast nuk është i dënuar e i gjykuar për rastet e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Tash e 18 vite me radhë ne nuk kemi asnjë rast të përfunduar me të cilin ka dal një aktgjykim, kanë qenë tri raste dhe asnjë nuk është, një ka përfunduar në fazën fillestare dhe dy tjerë më kanë vazhduar deri në gjykatën e apelit”, ka thënë ajo.