Transmetimi i një videoje të kryetarit të PDK-së dhe njëherësh kryaparlamentarit Kadri Veseli në lajmet qendrore të RTK-së ka ngjallur reagime të shumta. Videoja përshkruante sakrificën dhe luftën heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe luftës së UÇK-së për liri.
Kryeredaktori i lajmeve në transmetuesin publik, Ridvan Berisha nuk ka pranuar të flasë për KTV-në, por ka thënë se ka dhënë shpjegime për këtë çështje. Ai kishte thënë se transmetimi i videos së Kadri Veselit ishte lëshim teknik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky ka qenë një lëshim krejt teknik sepse në vend të lajmit të shkurtër është transmetuar gabimisht spoti. Nuk e kemi praktikuar asnjëherë që të transmetojmë spote në edicione të lajmeve”, ka shkruar Berisha.
Por, edhe në përvjetorin e 9-të të pavarësisë së Kosovës, RTK-ja e kishte transmetuar po në lajme qendrore një video tjetër të kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Anëtarë të Komisionit parlamentar për media nga radhët e Vetëvendosjes dhe Nismës, Shqipe Pantina dhe Zafir Berisha, kanë thënë se transmetuesi publik tashmë është shndërruar në televizion të pushtetit.
Sipas tyre, ndikimi i Kadri Veselit në politikat editoriale të RTK-së po shtohet çdo ditë e më shumë.
RTK-ja është kritikuar në vazhdimësi nga subjektet opozitare për hapësirën në lajme që u jep liderëve dhe partive në pushtet.