Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetura e “Periskopit” gjuhet me plumba në Zveçan, sulmohet fizikisht ekipi i “RTV21”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar sërish duke thënë se sulmet ndaj mediave vetëm sa po intensifikohen, ndërsa janë shprehur thellësisht të shqetësuar dhe që akterët e këtyre sulmeve të vihen para drejtësisë.

Sipas njoftimit të AGK-së, vetura e mediumit online “Periskopi” është gjuajtur me plumba gjatë natës në Zveçan.

e disa prej ekipeve mediale nga Prishtina, mbrëmë kanë mbetur të bllokuara në Zveçan, pas largimit të gazetarëve dhe kameramanëve, disa orë pas përleshjeve mes KFOR-it dhe serbëve lokalë. Pas KTV-së dhe T7, edhe portali online “Periskopi” e ka gjetur veturën sot të dëmtuar, dhe në bazë të pamjeve në drejtim të saj janë gjuajtur plumba. Situata është përshkallëzuar, ndërsa sulmet në drejtim të mediave vetëm sa po intensifikohen tutje. Gazetarët vazhdojnë të raportojnë në kushte të rënda, ndërsa rreziku vazhdon të shtrihet në të gjitha komunat në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ekipi i “RTV21” është sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin “Car Lazar”. Madje, atyre iu morën edhe pajisjet.

“Ekipi i RTV21, i përbërë nga gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin Car Llazar. Mediumi ka njoftuar AGK-në, se krahas sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar. Ekipi ka njoftuar AGK-në, se aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë”, vijon njoftimit.

Gjatë së martës, edhe ekipi i Radio Evropës së Lirë është sulmuar në Zubin-Potok.

Siç është bërë e ditur, një taksi në të cilin gjendej ekipi i REL-it është sulmuar derisa ka qenë në lëvizje.

Edhe Gazetarët viktima të sulmeve nga serbët protestues, u demolohen edhe veturat e pajisjet Arbëri Gazetarët viktima të sulmeve nga serbët protestues, u demolohen edhe veturat e pajisjet

Asnjëri prej pjesëtarëve të ekipit nuk ka pësuar lëndime.

AGK-ja i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar.

Që nga fillimi i incidenteve në veri, sulmet ndaj mediave kanë qenë të njëpasnjëshme.