Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetingu shkarkon prokurorin e Apelit të Durrësit, Bujar Hoti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Bujar Hotin, Prokuror në Prokurorinë e Apelit në Durrës, bën të ditur atsh.

Pas pushimit njëmujor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rinisi punën me seancën dëgjimore me Prokurorin e Apelit të Durrësit Bujar Hoti, që doli para trupës së KPK-së më datë 6 shtator në orën 10. Hoti është ndër emrat e fundit mes listës me 57 gjyqtarë e prokurorë që iu nënshtruan me përparësi Vetingut si kandidat për Këshillin e Lartë të Drejtësisë apo Prokurorisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici ka shqyrtuar dosjen e Hotit dhe në përfundim të shqyrtim ka vendosur shkarkimin e Prokurorit.

Më datë 10 Kolegji do marrë në shqyrtim ankimimin e Komisionerit Publik për ndërprerjen e Vetingut për anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila u dorëhoq nga detyra. Më datë 12 shtator Kolegji do të gjykojë në dhomë Këshillimi ankimimin e Prokurores së Shkodrës Besa Nikëhasani, e cila kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin nga detyra nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.