Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje: Urojmë që Pashkët t’iu gjejnë të lumtur

Lëvizja Vetëvendosje uron të gjithë besimtarët e krishterë katolikë për festën e Pashkëve. Në këtë festë rikujtohet sakrifica e Jezusit, ringritja e tij dhe dashuria e tij për njerëzit. Të gjitha këto japin mesazh për sa më shumë dashuri me njëri-tjetrin, solidaritet e angazhim mbarëshoqëror.

“Ditët e tilla rikonfirmojnë frymën bashkëpunuese dhe bashkëjetesën e shkëlqyer në mes komuniteteve fetare e jofetare në shoqërinë shqiptare”.

Si dhe, na e rikujtojnë domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për kombin tonë, brenda të cilit duhet të mirëmbahet përherë kjo bashkëjetesë. Urojmë që këto Pashkë t'iu gjejnë të lumtur dhe urojmë për ditë sa më të mbara për të gjithë! Mbarësi e shëndet për gjithsecilin! Gëzuar për mote!’, thuhet në njoftim.