Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje thotë t’i jetë arrestuar një aktivist

Në kufirin Kosovë-Shqipëri, duke u kthyer nga Shqipëria, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Fatos Sahiti.

Arsyeja që është dhënë më ketë rast ka qenë pjesëmarrja e aktivistit Sahiti në një aksion simbolik muaj më parë, thotë kumtesa nga Vetëvendosje, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kumtesa shton se “policia me veprime të tilla po e konfirmon se është e instrumentalizuar, dhe në vend të angazhimit për rend e ligj, ajo është e përqendruar në zbatimin e urdhrave politikë të pushtetit të kriminalizua” .

Sipas kumtesës, arrestimet e këtilla dhe përndjekja e persekutimi i vazhdueshëm i aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s nga pushteti përmes organeve të rendit dhe të drejtësisë, janë të papranueshme. Frika nga humbja e pushtetit i ka përshkallëzuar të këqijat e pushtetarëve dhe sheshazi e ka nxjerrë fytyrën e këtij regjimi autoritar, që qëllimin kryesor e ka- luftimin e zërave opozitarë.

Në fund të kumtesës kërkohet që veprimet e tilla të marrin fund, si dhe lirimin e menjëhershëm të aktivistit Fatos Sahiti. Asnjë lloj veprimi, asnjëherë, nuk do ta zmbrapsë aktivizmin tonë dhe nuk e ndalon përpjekjen tonë për një shoqëri të drejtë dhe një shtet demokratik.