Në ditën Botërore të Shëndetësisë, Lëvizja Vetëvendosje shtron shqetësimin e se në vendin tonë, rrezikojmë që shumë shpejt të mbesim pa profesionist shëndetësorë.
Fatmire Kollçaku nga kjo Lëvizje, thotë se studentët e mjekësisë e kanë prioritet që pas përfundimit të shkollimit, të dalin jashtë vendit.
“Ikja e pacientëve dhe ikja e qytetarëve për kërkim të shërbimeve shëndetësore, tregon që do të kemi problem edhe sa i përket edhe profesionistëve shëndetësorë. Janë rreth 400 profesionistë që po ikin nga vendi”, tha ajo.
Kollçaku tha se edhe buxheti për shëndetësi nuk ka pas asnjëherë rritje të duhur, derisa shtoi se 90 për qind e punëtorëve punojnë në kushte jo të mira.
Deputetja e VV-së, Besa Baftiu duke folur për sigurimet shëndetësore, tha se Qeveria nuk është as për së afërmi që të filloj me mbledhjen e premiumeve, siç po pretendohet.
-
Kollçaku: LVV-ja synon funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore
-
Pagat e ikja e mjekëve përplasin kandidatët për deputetë
-
Mbi 60 mjekë dolën jashtë Kosovës për gjashtë muaj
-
Për 45 ditë, 20 mjekë kërkuan dokumentacion për largim nga Kosova
-
Oda e Mjekëve i frikësohet largimit më të madh të mjekëve pas janarit 2024